Apeli rrëzon kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta, kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit

Apeli rrëzon kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta, kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit

10:36, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta që kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit. 

Meta ka pretenduar në ankim se ka qenë prezent në çdo seancë dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, madje theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat. 

Meta u shpreh se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se shtyrjet nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë këtë kërkesë ndërsa pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco