Duke folur në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Gërvalla ka thënë se dhuna është fenomen që kapërcen kufijtë, shoqëritë dhe dallimet kulturore, ndërsa luftimi i saj kërkon angazhim institucional dhe qëndrim të palëkundur shoqëror.

Ajo ka theksuar se dhuna nuk kufizohet vetëm në sulmin fizik, por përfshin edhe kërcënimin, kontrollin, poshtërimin dhe frikësimin.

“Çdo ditë, gra, burra, të moshuar dhe fëmijë përballen me fenomenin e quajtur dhunë. Nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje. Në këtë periudhë janë vrarë 33 gra”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja ka bërë thirrje që rastet e dhunës në familje të raportohen dhe të mos tolerohen, duke theksuar se secili rast duhet të marrë përgjigje institucionale.