Pas tre muajsh hetime intensive, Policia e Shkodrës ka goditur një grup, i cili shite lëndë narkotik pranë shkollave dhe ambienteve publike
Për këtë janë arrestuar 13 persona, mes tyre tre me precedent kriminalë për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Të arrestuarit:
Qamil Gusha, Fatjon Gokaj, Martin Pezerja, Abedin Sufaj, Lisart Draçini, Emanuel Marku, Sokol Kuçi, Izmir Tafili, Edilberto Fusha, Emiljan Fusha, Gjonfranko Krahishta, Lionis Marku, Mariglen Gjergji
Gjatë kontrolleve në banesat e të ndaluarve u sekuestruan 1.6 kilogramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, dy automjete, 14 celularë, tre peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.
Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin të organizuar në disa grupe dhe shpërndanin lëndën narkotike në qytetin e Shkodrës.


