Inter-Stuttgart në Top Channel/ Chivu, i detyruar të fitojë për t’u ngjitur në klasifikim
Kevin De Bruyne u kthye në shtëpi. Gjithçka brenda Etihad Stadium fliste për të, muret e impianti, të gjithë tregojnë se kush dhe çfarë ishte belgu për Manchester City.
Si Citizen, De Bruyne fitoi 19 trofe dhe u shndërrua në ‘Kevin the best’ sepse për një dekadë të tërë ka shkruar faqe të pabesueshme në historinë e kësaj skuadre. Dhjetë vjet që asnjë tifoz nuk i harron
Dhe kështu Manchester City-Napoli bëhet një ndeshje zemre. I gjitha stadiumi e duartrokiste De Bruyne sa herë prekte topin dhe në momentin e nxemjes kishte festë; nga homazhi në momentin e hyrjes në fushë e deri te britmat entuziaste në momentin e publikimit të formacioneve.
Në tribuna kishte nga ata që shpalosën një flamur të Belgjikës, po kështu kishte një flamur gjigant me imazhin e tij dhe në fund u shfaq edhe një banderolë ku shkruhej: ‘King Kev’. Mbreti. Dashuria dhe mirënjohja më e pastër që një kundërshtar mund të marrë në Etihad.
Top Channel