Një rekord i ri emigrantësh mbërriti në ishullin El Hierro të Kanarieve, në një situatë që zyrtarët e kanë shpallur si emergjencë. Brenda vetëm 24 orëve, 2,100 persona ndërmorën udhëtimin vdekjeprurës nga Afrika Perëndimore; mes tyre kishte gra shtatzëna dhe një foshnjë dy muajshe. El Hierro, i cili ka një popullsi prej 12,040 banorësh, është "mbingarkuar" plotësisht, pasi këtë muaj kanë mbërritur atje 12,000 njerëz, me më shumë se 100 varka peshkimi, që shërbejnë si kurthe vdekjeje. Për të përballuar krizën, autobusët janë vënë në shërbim të operacioneve për emigrantët, ndërsa është kërkuar ndihma e personelit mjekësor nga ishujt e tjerë. Alpidio Armas, kreu i këshillit drejtues të ishullit, deklaroi se, si pasojë e kësaj rritjeje të menjëhershme, është shpallur një emergjencë sociale.