Këtë të mërkurë, deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga PS paralajmëroi se situata do të shkojë edhe më keq, nëse nuk kuptohet se është e domosdoshme që të reformohemi.
“Partia nuk është një njeri, është shumësia e këtyre njerëzve. Shqipëria është e të gjithëve. Më keq do shkojë, nëse nuk kuptojmë se duhet që të reformohemi”, tha Spiropali.
Të lidhura
None found
Spiropali ngriti gjithashtu, pikëpyetje mbi legjitimitetin e vendimeve të marra në mbledhjet e strukturave të partisë, duke pretenduar se nuk ka pasur votim dhe as procesverbal për vendimet e diskutuara, duke e konsideruar vendimin nul.
“Në momentin që protesta e flamingove pulsonte me atë që njerëzit kërkojnë për të ardhmen e Shqipërisë unë isha e para që reagova. Ashtu e ndjeva. Në atë moment marrëveshja e re për Shqipërinë kishte elementar jo armiqësore ndaj partisë time. Përkundrazi PS është një masë shumë e madhe njerëzish që nuk ka lidhje me përgjegjësitë e pushtetit, por padrejtësisht etiketohet dhe është sot në mes të një sulmi kur edhe deputetet e PS e kanë të vështirë të përballen me publikun, sepse ne nuk u folëm njerëzve. Nuk ka për4gjegjësi PS për këtë. Nuk e pyet kush PS, as jam unë apo nuk jam unë, përjashtohem apo jo. Këto janë vendime që merren në salla të mbyllura me propozimin e nje njeriu. Nuk ka votim. Në ata asamble të PS nuk pati asnjë votim. Nuk mori përsipër njëri të mbante një procesverbal, pra ai vendim është nul.
Gjenerata Z nuk është armiku i shtetit dhe i pushtetit, është themeli i pushtetit. Unë as isha në atë mbledhje grupi, as kishte rend ditë. Në fakt nuk u bë votim, por u bë një legjitimi i një vendimi jo legjitim i asamblesë kombëtare.
Unë nuk kuptoj kaq e madhe qenka frika nga fjalët e një gruaje, le më veprimi. Gratë nuk janë fasadë për ti vendosur aty ku ka fushatë dhe të duken bukur, gratë kanë edhe qëndrime dhe kur qëndrimet nuk përputhen me qëndrimin e udhëheqjes do të duhen diskutime. S`ka rëndësi nëse jam flamingo e parë. Do ta kisha për nder. As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto në mbledhje të mbyllura pa u dëgjuar ai që akuzohej”.







