E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Sport

Borussia Dortmund kërkon talentin shqiptar! Gabriel Kulla drejt Bundesligës?

Gabriel Kulla po tërheq vëmendjen e klubeve të rëndësishme evropiane. Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar, falë paraqitjeve pozitive me ekipet e Sassuolos dhe me kuqezinjtë, ka përfunduar në radarët e Borussia Dortmundit, klubit gjerman të njohur për promovimin e talenteve të rinj.

Sipas raportimeve të medias gjermane “Fussballeuropa”, drejtuesit e Dortmundit kanë nisur kontaktet me Sassuolon për të diskutuar mundësinë e transferimit të futbollistit shqiptar.

Kulla po kalon një sezon mjaft pozitiv, veçanërisht me ekipin Primavera, ku ka regjistruar 8 gola dhe 1 asistim në 9 paraqitje. Performancat e tij kanë bërë që të fitojë edhe besimin e stafit teknik të ekipit të parë, me të cilin ka debutuar këtë sezon në Serie A, duke regjistruar deri tani dy paraqitje.

Vlera e kartonit të tij, sipas të dhënave të “Transfermarkt”, përllogaritet në rreth 1.4 milionë euro, megjithëse shifra e një transferimi të mundshëm mund të jetë krejt tjetër.

Reklamë

Një kalim i mundshëm në Bundesligë do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm në karrierën e 18-vjeçarit. Borussia Dortmund është një klub që ndër vite u ka dhënë hapësirë shumë futbollistëve të rinj për t’u zhvilluar dhe për të depërtuar në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Për momentin nuk ka një marrëveshje të konfirmuar mes palëve, por interesimi i raportuar nga klubi gjerman është një sinjal pozitiv për të ardhmen e talentit shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.