Spiropali: Të hapet gara për drejtimin e PS-së, jam e gatshme të garoj
Elisa Spiropali ka bërë thirrje për hapjen e një gare të brendshme për drejtimin e Partisë Socialiste, gjatë mbajtjes së konferencës për mediat, pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar i PS-së.
Sipas Spiropalit, jo vetëm ajo, por edhe shumë të tjerë do të garonin për atë post, duke theksuar se askush nuk është i pazëvendësueshëm.
“E dua atë forcë politike sepse s’kanë lidhje ata me këto vendimmarrje fare. Unë do të jem aty. Sfida është kjo, meqë qenka garë popullariteti, le të hapet gara socialiste pas 17 vjetësh. Jo vetëm unë, por shumë të tjerë do të garojnë për kreun e PS-së. Kush është i pazëvendësueshëm? Kjo logjikë ka sjellë këtë situatë, që s’ka lidhje me partinë, që të rinjtë po na tregojnë me gisht dhe po na tregojnë të gjithëve.
Le të bëhet sfida, a mund të jetë gara brenda PS-së? Le të garojmë. Një nga elementet e mpiksjes së dhunimit të vullnetit. Njerëzit mendojnë se nuk ka zgjedhje, është e kotë. Nuk është më diktaturë çizme e shtypje. Humbja e shpresës e forcon pushtetin. Nuk ka vetëm përgjegjësi Rama, kemi edhe ne përgjegjësi.
Një vendimmarrje e caktuar kalon dhe ti nuk do të jesh i vetmi për të thënë një fjalë, por pak nga pak rrëshqet në një model të tillë dhe njerëzit bien në këtë fatkeqësi, sepse ky model nuk lejon që të ruhen kufijtë e tyre të lirisë institucionale”, u shpreh Spiropali.
Spiropali: Jo një kallëzim në SPAK, por edhe 100 nuk më ndalojnë nga ajo që ka nisur
A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste
“Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar
- 12:11 Gërvalla: Rreth 20 mijë raste të dhunës të raportuara në 7 vite në Kosovë, 33 gra të vrara
- 12:00 Spiropali: Jo një kallëzim në SPAK, por edhe 100 nuk më ndalojnë nga ajo që ka nisur
- 11:42 A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste
- 11:39 “Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar
- 11:25 Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë
- 11:16 Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar