Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, e cila u përjashtua si deputete e Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit ka hedhur akuza të forta në drejtim të PS-së.

Spiropali tha se PS ka rrëshqitur në një model të keq. Për aludimet se ka folur “shumë” me diplomatët kur ishte ministre e Jashtme e prandaj është larguar nga Partia Socialiste, ajo e pranoi.

Spiropali theksoi se ka “folur” dhe se ka mbrojtur gjithmonë Shqipërinë.

Elisa Spiropali: Humbja e shpresës e forcon pushtetin. Përgjegjësi për situatën në PS nuk ka vetëm Rama.

PS ka rrëshqitur në një model të keq e njerëzit bien në fatkeqësi. Edhe kam folur me të huajt, por kam folur në interes të Shqipërisë dhe besnike e qeverisë sime, patjetër. Edhe integrimi europian nuk ka lidhje me një individ, por është proces historik.

Këtu po flasim për të drejtën, sepse nuk gjen dot të drejtën, nëse nuk je me më të fortin. Unë nuk kam interes për asnjë post ekzekutiv, nuk është çështje e karrierës personale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb