SHBA-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Irani, duke paralajmëruar një përshkallëzim të shpejtë të konfliktit në Lindjen e Mesme. Zyra përfaqësuese online e Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk kanë një anbasadë fizike në këtë vend, paralajmëroi se Irani, rebelët Huthi dhe grupet e lidhura me ta mund të shënjestrojnë interesat amerikane në rajon.