“Është një nder i madh për mua që menduan për mua për të drejtuar kombëtaren italiane, por e ndjeja se duhej të ndaloja”.
Kjo është ajo që tha Pep Guardiola gjatë një interviste me Romarion për Romario TV teksa tregoi disa prapaskena në lidhje me propozimin për të marrë drejtimin e Të Kaltërve.
‘Po të më kishin folur më parë, ndoshta do të kisha pranuar-shpjegon Guardiola-por në atë kohë, me Paolo Maldinin dhe Leonardon, e kuptova se duhej të ndaloja. Kisha nevojë për më shumë kohë për veten time. Kam qenë trajner për 18 vjet, duke stërvitur çdo tre ditë’.
Ish trajneri i Manchester City pranoi se u kontaktua nga drejtuesit e futbollit italian për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare italiane.
‘Është hera e parë që flas-tregon trajneri katalanas-por më erdhi turp që i thashë ‘jo’ një vendi si Italia’.
Gjatë intervistës së tij, Pep Guardiola foli edhe për Carlo Ancelottin, trajnerin aktual të Brazilit që së fundmi është kritikuar shumë pikërisht nga Romario.
‘Në kombëtare koha është e kufizuar. Ai duhet përshtatet në kohë të ngushtuara-pranoi ish trajneri i Manchester City-por nuk do të dyshoja kurrë te aftësitë e Carlos. Është e pamundur, sepse e njoh. Është një lider në menaxhimin e grupit. Thonë se është numri 1. Jam përballur me të, është shumë intuitiv, inteligjent në vendimet e tij taktike. Pastaj, edhe ai e di se nëse nuk fiton, nuk zgjat’.
Gjatë intervistës së tij, Pep Guardiola foli edhe për lamtumirën nga kombëtarja portugeze të Cristiano Ronaldos.
‘Portugalia duhet t’i japë lamtumirën që meriton-tha Guardiola-të dyja palët duhet të impenjohen që ai të ketë një finale të denjë për karrierën e tij. Cristiano nuk mund të lërë kombëtaren portugeze në këtë mënyrë, nuk mund të lejohet që Cristiano të largohet në këtë mënyrë’.










