Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë politike nga Kryesia e Kuvendit, duke kritikuar hapur mënyrën sesi po drejtohet qeveria nga kryeministri Edi Rama.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kreut të qeverisë, Spiropali kërkoi ndryshimin e mënyrës së qeverisjes dhe marrjen e përgjegjësive për situatën aktuale politike. Ajo theksoi se nuk mund të vazhdohet me propagandë dhe justifikime, ndërsa problemet dhe përgjegjësitë mbeten pa zgjidhje.
Sipas saj, kryeministri duhet të tregojë lidership dhe të mos mbrojë të pambrojtshmen. Shtoi se Rama ose të tregohet burrë e të mbajë përgjegjësi, ose të largohet. Spiropali paralajmëroi gjithashtu se do të vijojë të ngrejë zërin brenda Partisë Socialiste dhe në Kuvend për të përfaqësuar ata që, sipas saj, nuk ndihen të dëgjuar dhe të përfaqësuar në vendimmarrje.
Elisa Spiropali: Edi Ramës i them sot, është domosdoshmëri që të ndryshojë mënyrën e qeverisjes ose të ikë, ose ta bëjë këtë punë si burrë, si udhëheqës, si lider dhe të mbajë përgjegjësi ose të lëvizë nga ai pozicion, të mos mbrojë të pambrojtshmen. Nuk bëhet kjo me propagandë, as me pasqyra, as duke normalizuar dhunën, arrogancën e shumë aty, por bëhet duke mbajtur përgjegjësi. Unë do të luftoj në Kuvendin e Shqipërisëë, edhe në PS, edhe në ccdo organizatë, për të përfaqësuar ata njerëz që nuk ndihen sot të përfaqësuar në PS, që s’kanë qenë pjesë e vendimmarrjes, por marrin kosto.
Edi Rama të ngrihet në lartësinë e kohës, jo të bjerë në të tilla situata, që ia bjerrin autoritetin. Është pamundësuar qeverisja, sot menaxhohet pushtetit. Të heqim dorë nga mitet dhe t’u kthehemi përgjegjësisë së njerëzve, jemi të gjithë njerëz me përgjegjësi.






