Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën! GJKKO e kishte shpallur të pafajshëm

25 Nëntor 2026 | 12:51

Gjykata e Apelit ka vendosur të dënojë me 28 vite burg Erlis Dukën, vëllain e Leonard Dukës, për vrasjen e ish-punonjësit të policisë Santiago Malko, duke rrëzuar kështu vendimin e GJKKO-së, e cila e kishte shpallur atë të pafajshëm.

Sipas vendimit të Apelit, për të pandehurit e tjerë të kësaj çështjeje janë lënë në fuqi të njëjtat dënime të dhëna më parë. Leonard Duka u dënua me 30 vite burg, një prej emrave më të përbetuar në armiqësi me Ervis Martinaj, si organizator dhe porositës i vrasjes gjakftohtë. Me nga 25 vite brg vendosi gjykata për Fatmir Hysenin, Aleksandër Manxhakun, Dritan Agën, Blendi Tetën dhe Oltian Logën.

Ndërkohë, kujtojmë se Santiago Malko, ish-punonjës policie dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019, me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, teksa po lëvizte me një automjet tip BMW X5.

Ai u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, ku i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë mori pjesë në pritjen kombëtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë...
12:59 | 25/11/2026

AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili, refuzon edhe 25 ton produkte gruri në Morin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka bllokuar dy ngarkesa me 54 ton mish pule me origjinë nga...
12:25 | 25/11/2026

Spiropali: Të hapet gara për drejtimin e PS-së, jam e gatshme të garoj

Elisa Spiropali ka bërë thirrje për hapjen e një gare të brendshme për drejtimin e Partisë Socialiste, gjatë mbajtjes së konferencës për mediat, pas përjashtimit...
12:06 | 25/11/2026