Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Asnjë sulm ndaj Rusisë nga territori shqiptar, pjesë e një fushate dezinformimi

    BE: Qepni dhe arnoni rrobat! Plani i Unionit deri në 2030

    Ronaldo, 13 gola larg “legjendës”/ CR7 arrin në 987 rrjeta në karrierë, i afrohet shifrës 1 000

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nufi: Asnjë sulm ndaj Rusisë nga territori shqiptar, pjesë e një fushate dezinformimi
    Kryesore

    Nufi: Asnjë sulm ndaj Rusisë nga territori shqiptar, pjesë e një fushate dezinformimi

    November 25, 2026

    Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi sot se nga territori i Shqipërisë nuk është kryer dhe as autorizuar asnjë sulm ndaj Rusisë, duke i cilësuar lajmet që lidhin vendin tonë me goditjen e një anijeje ruse në brigjet e Libisë si pjesë të një fushate dezinformimi.

    I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Nufi tha se sulmi ndaj anijes ruse në brigjet e Libisë, pranë Bengazit, u mor përsipër nga Ukraina dhe u realizua me dronë nënujorë, të cilët, shtoi ai, Shqipëria nuk i zotëron.

    Ministri theksoi se edhe në rastin hipotetik të disponimit të këtyre mjeteve, çdo veprim i tillë do të kërkonte komunikim dhe koordinim me Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

    “Shqetësuese ishte lidhja me kryerjen e sulmit nga territori i Shqipërisë. Kjo goditje nga Ukraina është kryer me anë të dronëve ujorë, që Republika e Shqipërisë nuk i posedon. Por edhe nëse do t’i kishim dronët, nuk do të vepronim pa pasur një komunikim me Aleancën. Rrjedhimisht, çdo veprim i tillë i pretenduar ishte lajm i rremë”, u shpreh Nufi.

    Ai vuri në dukje se pretendimet u shpërndanë më tej edhe nga portale turke, ndërsa paralajmëroi për shtimin e fushatave të dezinformimit dhe ndikimin e tyre në sigurinë rajonale.

    Ministri i Mbrojtjes e cilësoi incidentin e Bengazit të rëndë, duke theksuar se përshkallëzimi i luftës në Ukrainë ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal.

    Nufi iu referua edhe pretendimeve për ndryshimin e kufijve dhe përpjekjeve të Rusisë që disa shtete të largohen nga NATO, mes tyre Shqipëria, Moldavia dhe vendet baltike.

    Ai i cilësoi këto pretendime absurde, duke nënvizuar se NATO është një aleancë mbrojtëse, e angazhuar për garantimin e sigurisë së vendeve anëtare.

    “Situata në luftën në Ukrainë ka precipituar, pasi stabiliteti në Ukrainë është i lidhur me stabilitetin në rajon. Është një situatë tejet shqetësuese, që nga dita në ditë ka marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha”, u shpreh ministri.

    “Ne e konsiderojmë këtë si një pretendim absurd. Incidenti i Bengazit është një incident shumë i rëndë sa i takon flotës ruse. Ajo që mund të themi në mënyrë të prerë është që NATO është një aleancë mbrojtëse dhe, ashtu sikurse ne jemi të gatshëm jo vetëm të mbrojmë, por edhe të garantojmë sigurinë e vendeve të Aleancës”, theksoi Nufi.

    Duke iu referuar incidenteve të raportuara në kufirin me Estoninë dhe denoncimeve të autoriteteve estoneze për aktivitetin rus, Nufi tha se po zhvillohet një fushatë që synon të krijojë një perceptim shqetësues për sigurinë në Evropë.

    “Incidente të vogla mund të bëhen shkaqe për agravime”, theksoi ministri, duke nënvizuar rrezikun që dezinformimi të ndikojë në përshkallëzimin e situatave ndërkombëtare.

    Nufi u ndal edhe te kërcënimet hibride dhe ndikimi i luftës në hapësirën digjitale, duke kujtuar sulmin kibernetik të vitit 2022 ndaj Shqipërisë.

    Ai tha se vendi ynë ishte ndër shtetet e para që u angazhuan për të trajtuar dezinformimin dhe ndikimin e tij, pas sulmeve që paralizuan rreth 95% të shërbimeve online.

    “Ne kemi qenë një nga shtetet e para pas sulmit në vitin 2022 që janë kujdesur për dezinformimin dhe ndikimin që ka dezinformimi në vende. Ne kishim 95 për qind të shërbimeve online që paralizuan shtetin. Sot lufta online dhe dezinformimi mund të bëhen shkak për nisjen e një lufte konvencionale”, deklaroi Nufi.

    Sipas tij, lufta në Ukrainë ka marrë përmasa shqetësuese dhe përbën një nga përballjet më të mëdha ushtarake në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ai shtoi se në këtë konflikt, përveç armëve konvencionale, po përdoren edhe mjete dhe teknologji eksperimentale.

    Ermal Nufi Rusisë Shqipëria sulm
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Asnjë sulm ndaj Rusisë nga territori shqiptar, pjesë e një fushate dezinformimi

    November 25, 2026

    BE: Qepni dhe arnoni rrobat! Plani i Unionit deri në 2030

    November 25, 2026

    Ronaldo, 13 gola larg “legjendës”/ CR7 arrin në 987 rrjeta në karrierë, i afrohet shifrës 1 000

    November 25, 2026

    Goditja e laboratorit të kokainës në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK kërkon 122 vite burg për 10 të akuzuarit e grupit

    November 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.