Elbasani feston sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së qytetit. Më 25 nëntor 1912, 35 patriotë nga Elbasani dhe rrethinat ngritën flamurin kombëtar, tre ditë përpara shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.
Me rastin e këtij përvjetori, pranë bustit të patriotit Aqif Pashë Elbasani u mbajt një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, deputetë, drejtues institucionesh, qytetarë dhe nxënës shkollash.
Ndërkohë, përfaqësues të degës rajonale të Partisë Demokratike, së bashku me deputetë të djathtë, zhvilluan homazhe pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit, si dhe në memorialin kushtuar ish-të përndjekurve.
Aqif Pashë Elbasani, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, dha kontributin e tij në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912, si dhe në organizimin e çetës së Elbasani









Komente
Komento