Elbasani përkujton 114 vjetorin e pavarësisë/ Alizoti: Çështje kohe kur partia në pushtet të nisë luftën e brendshme

12:40, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elbasani përkujtoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së tij, Shpalljen e Pavarësisë.

114 vjet më parë, 35 patriotë nga Elbasani, por edhe nga rrethet e tjera, shpallën pavarësinë e këtij qyteti në Shqipërinë e Mesme, duke ngritur të parët flamurin e Pavarësisë dhe duke i paraprirë pavarësisë së vendit më 28 Nëntor.

Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme, drejtuesi politik i qarkut, z. Tomorr Alizoti, deputetë dhe përfaqësues të PD-së, dega Elbasan, kanë vendosur kurora dhe kanë kryer homazhe pranë bustit të patriotit Aqif Pasha.

Ai u shpreh se është çështje kohe kur partia në pushtet të nisë luftën e brendshme. Sipas tij, Shqipëria vijon të drejtohet nga ata që vijojnë të shkatërrojnë vendin dhe se së shpejti do të shkatërrojnë vetveten.

Sipas Alizotit, rruga e vetme për ta shpëtuar Shqipërinë nga kjo situatë është rikthimi te vlerat. Aqif Pashë Elbasani, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, ndihmoi për kryengritjen e përgjithshme antiosmane në vitin 1912, si dhe në organizimin e çetës së Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco