Rritje prej të paktën 7,5 për qind për pagat e mësimdhënësve nga marsi 2027

Pagat e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoni do të pësojnë një tjetër rritje duke nisur nga marsi i vitit 2027. Lajmin e konfirmoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Sipas saj, shtesa do të jetë minimale prej 7,5 për qind dhe fondet për zbatimin e saj janë parashikuar tashmë në buxhetin shtetëror.

Të lidhura

None found

“Po realizojmë atë që kemi premtuar”, u shpreh ministrja Janevska.

Gjatë deklaratës së saj, ajo u ndal edhe te ristrukturimi i rrjetit shkollor, ku deri tani janë bashkuar 433 paralele.

Për mësimdhënësit që, si rezultat i këtij ndryshimi, do të kenë një numër më të vogël orësh mësimore, parashikohet angazhimi në veprimtari të tjera arsimore. Këtu përfshihet puna me nxënësit e talentuar, si edhe mbështetja për nxënësit që hasin vështirësi në procesin mësimor.

Janevska tha se optimizimi i rrjetit të shkollave pritet të mbyllet në një periudhë prej katër deri në pesë vjetësh.


Shtuar më 25.11.2026 13:29

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel