Kryesore

“Jam Dardane, jam UÇK”/ Poezia e Azgan Haklajt: Për bashkim thërret toka amëtare. Lezhë, Prizren, Plavë e Guci, Jemi një komb, një histori!

13:37 - 25.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Azgan Haklaj

JAM DARDANE, JAM UÇK!

Unë jam bija ilirjane,
Moshatare me këto male,
Për liri e lëshoj kushtrimin,
Krujës, Tuzit e Dukagjinit.

E kam zemrën e shqiponjës,
Jam çika e Malësisë së Gjakovës,
Jam Drenicë e jam Gllogjan,
Vdes e ngjallem për vatan.

Jemi një komb e një atdhe,
Jemi dardanë, jemi UÇK,
Me betim në gjakun e të parëve,
Për lirinë e çlirimtarëve.

Se liria ka një emër,
Ndër shqiptarë gdhendur në zemër,
UÇK-ja është gjaku im,
Jam ushtar i kombit tim.

Në Kosovë e Shqipëri,
Ulqin, Shkup, Mitrovicë e Çamëri,
Këtu jam zot, është vendi im,
Kuq e zi, flamuri më prin.

Për bashkim thërret toka amëtare,
Jam jehona preshevare,
Lezhë, Prizren, Plavë e Guci,
Jemi një komb, një histori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.