Rritja e investimeve dhe forcimi i konkurrueshmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun europian janë në fokus të Konferencës së Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë. Drejtorja e Përgjithshme e DG GROË në Komisionin Europian, Kerstin Jorna, u bëri thirrje investitorëve të shfrytëzojnë mundësitë që ofron rajoni, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian dhe integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor janë prioritete strategjike në një kohë tensionesh tregtare dhe pasigurie globale.