Transformimi i 61-vjeçares bën bujë në rrjet, pagoi 45 mijë dollarë për një pamje krejtësisht të re

Një transformim i jashtëzakonshëm në moshën 61-vjeçare ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Një grua e quajtur Helen, me origjinë nga Afrika e Jugut, iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjerë estetike në Beverly Hills, me kosto prej 45 mijë dollarësh, ndërsa fotografitë para dhe pas operacionit kanë marrë mijëra reagime pozitive.
Fotot u publikuan në Instagram nga kirurgu plastik Mark Levin, i cili tregoi rezultatet e ndërhyrjes së realizuar në një operacion që zgjati plot 9 orë e gjysmë. Sipas kirurgut, qëllimi ishte një rinovim i plotë i fytyrës, duke ruajtur tiparet dhe bukurinë natyrale të pacientes.

Ndërhyrjet përfshinë lifting të thellë të fytyrës dhe qafës me teknikën Deep Plane, ngritje endoskopike të vetullave, blefaroplastikë të sipërme dhe të poshtme, transferim të yndyrës në fytyrë, trajtim me lazer CO2, si dhe zvogëlim të llapave të veshëve. Sipas deklaratave të kirurgut për gazetën California Post, kostoja totale e procedurave arriti në 45 mijë dollarë.
Fotografitë e Helenës para dhe pas ndërhyrjes u komentuan gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan rezultatin dhe e cilësuan kirurgun si një “magjistar” për ndryshimin e realizuar. Në postimin e tij, Levin shkroi se në këtë rast ishte trajtuar çdo detaj i fytyrës, duke theksuar se pacientja kishte ruajtur karakteristikat e saj, por me një pamje dukshëm më të freskët dhe rinore.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, 61-vjeçarja tregoi edhe arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim. Ajo rrëfeu se përpara ndërhyrjes nuk ndihej mirë me pamjen e saj të jashtme, pasi imazhi që shihte në pasqyrë nuk përputhej me mënyrën se si ndihej brenda vetes.
Tre muaj pas operacionit, Helen shprehet shumë e kënaqur me rezultatin, duke thënë me humor se tashmë i ngjan vajzës së saj.
“Ndjej sikur tani i ngjaj vajzës sime. Faleminderit që më riktheve dhuratën e vetëbesimit”, u shpreh ajo, duke falënderuar kirurgun për transformimin dhe kujdesin e treguar.



