Edhe pse u përjashtua nga grupi i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali thotë se do të tentojë të hyjë me forcë në mbledhjen me "roje e policë".

“Unë s’kam mbyllur asnjë derë. Ata që duan të mbyllin derën me forcë, ndoshta do të jetë hera e parë në histori që një grua do të tentojë të hyjë në një mbledhje me roje e policë. Nëse kanë kaq frikë nga një grua, s’di ç’të them, por edhe një person që ka kontribuar kaq shumë. Kolegët e mi sot janë të turpëruar nga ai vendim pa vendim. Janë të turpëruar. Kam komunikime me të gjithë kolegët, edhe Taulantin e kam shok, çështja është te modeli. Është një akt i dhunshëm arbitrar që nuk reflekton asnjë lloj legjitimiteti, vetëm arbitraritet të pastër. Administrata e shtetit duhet të reformohet në të tërën, s’ka lidhje ajo qasje me integrimin europian. Kemi qenë këtu nga koha e gjeografia, të jemi edhe nga standardi. Nuk e kushtëzoj qëndrimin tim me votimin për ligjet e integrimit europian”, tha deputetja.


Lajmi kryesor:

Përjashtimi/ Spiropali: Vendim nul! Rama të ndryshojë modelin e qeverisjes, ose të ikë! Betejën do ta bëj në PS, gati të garoj për kryetare! Hetimi i SPAK për shantazh (VIDEO)