Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Drejtoresha e Eurostat në BSH: Statistikat e bilancit të pagesave, me përputhshmëri të lartë

Share Share Icon

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva, në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri.

Në takim morën pjesë gjithashtu Drejtoresha e INSTAT-it, Lantona Sado, Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, si dhe përfaqësues të të dyja institucioneve.

Biseda u përqendrua në përparimin e Shqipërisë në përafrimin e statistikave zyrtare me standardet e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it në kuadër të Sistemit Kombëtar Statistikor, si dhe përgatitjet për integrimin e statistikave shqiptare në Sistemin Statistikor Evropian.

Guvernatori Sejko vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Eurostat-it, e cila, përmes programeve të ndryshme ka ndihmuar Bankën e Shqipërisë të përafrojë metodologjitë dhe praktikat e saj statistikore me standardet evropiane. Ai theksoi se hartimi i statistikave monetare, financiare dhe të sektorit të jashtëm është pjesë e mandatit ligjor të Bankës së Shqipërisë, e cila është një nga prodhueset kryesore të statistikave zyrtare në vend. Përmbushja e kërkesave statistikore të Bankës Qendrore Evropiane është gjithashtu pjesë e përgatitjeve të Bankës së Shqipërisë për anëtarësimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.

Duke u ndalur te rezultatet e këtij bashkëpunimi, Drejtoresha e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva shprehu se Eurostat-i ka vlerësuar me një shkallë të lartë përputhshmërie statistikat e bilancit të pagesave, të pozicionit të investimeve ndërkombëtare dhe të investimeve të huaja direkte.

Gjithashtu, në kuadër të procesit të integrimit evropian, Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, lidhur me Kapitullin 18 “Statistikat” evidenton përmirësimin e koordinimit në Sistemin Kombëtar Statistikor, pas nënshkrimit të memorandumit të ri të mirëkuptimit ndërmjet INSTAT-it dhe Bankës së Shqipërisë, si dhe të marrëveshjes trepalëshe ndërmjet këtyre institucioneve dhe Ministrisë së Financave.

Në përmbyllje, Guvernatori Sejko rikonfirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar përafrimin me standardet statistikore të Bashkimit Evropian.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë

Punonjësit shqiptarë paguhen mesatarisht katër herë më pak se ata në Bashkimin Europian, ndërsa vijojnë të mbeten ndër më pak të paguarit edhe në B...

1 hour më parë 6 Min Lexim

IGJEO paralajmëron reshje intensive të enjten, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe

Reshjet e dendura të shiut që pritet të përfshijnë vendin të enjten, më 26 nëntor, mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara në zonat urbane, vër...

2 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!