
Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë 155 vite burg për 6 të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht 2019. Erlis Duka është dënuar me 28 vite burg si urdhëruesi i vrasjes së ish-mikut të Ervis Martinajt, gjithashtu i zhdukur.
Vëllai i Leonard Dukës, kreut të klanit “Duka”, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ai i bashkohet në burg të vëllait, Leonardit i cili ishte dënuar më herët me 30 vite burg.
Të dënuar për dosjen janë edhe Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Aga dhe Oltion Lona, me nga 25 vjet burg.
Blendi Teta dhe Ilir Selmani, që u gjykuan në dosje të ndara do vuajnë 25 dhe 28 vite burg përkatësisht, duke e çuar në 211 vite burg dënimin për të akuzuarit. Malko u vra më 27 gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.