Tirana është kthyer për dy ditë në një pikë takimi mes kapitalit europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mbi 600 investitorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve europiane e financiare ndërkombëtare u mblodhën në Pallatin e Kongreseve në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Me synimin që rajoni të kthehet në një destinacion konkret dhe konkurrues për investime ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ën fjalën hapëse propozoi një projekt rajonal për investime plotësuese me vlerësim teknik nga Komisioni Europian. Nisma synon të lidhë burimet natyrore, energjinë e pastër, kërkimin shkencor dhe kapacitetet prodhuese të vendeve të rajonit me nevojat e industrisë europiane.