Studentët protestojnë me postera, denoncojnë problemet në Universitet dhe premtimet e parealizuara

14:38, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zgjedhur sot një formë ndryshe proteste.

Ata kanë vendosur në muret e korridoreve dhe dyert e ambienteve universitare postera që pasqyrojnë problematikat në arsim, shëndetësi, ekonomi, emigracion dhe investime publike.

Një prej posterave të vendosur në universitet pasqyron shpenzimet për tenderë të Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilat, sipas të dhënave të afishuara, arrijnë në 47.23 milionë euro në tre vite, ndërsa me TVSH vlera shkon në 56 milionë euro.

“Miliona euro tendera, po nuk na punon as Wi-Fi ‘FTI-student’”, shkruajnë studentët.

Në një tjetër poster, studentët rikthejnë në vëmendje premtimin për ndërtimin e godinës së re të Fakultetit të Arkitekturës dhe atij të Inxhinierisë së Ndërtimit, e cila ishte parashikuar të vihej në dispozicion të tyre në fillim të vitit 2026.

Ndërkohë sot pasdite ora 17:00 kanë njoftuar se do të zhvillojnë protestë tek ministria e Arsimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco