Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, cerdhet dhe kopshtet e Tiranës do ti drejtojë Arjola Byzyka. Drejtoresha e re është emëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në rrjetet sociale shkruan se pas një bashkëpunimi 13 vjecar me Zhaneta Beqirin dhe mirënjohje për kontributin e saj, puna e nisur do të vijojë nga Arjola Byzyka, një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në cdo detyrë që i ngarkohet. Byzyka nuk është e rë në fushën e arsimit. Më herët ka mbajtur poste drejtuese në administratën arsimore të kryeqytetit, përfshirë atë të drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës.