Klimovski për çështjen “Lotaria”: Nuk ekziston vendim gjykate për pezullimin e kontratës apo sekuestrimin e pajisjeve VLT

Dëshmitari i Prokurorisë Aleksandar Klimovski, drejtori aktual i SH.A. “Lotaria Shtetërore”, deklaroi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup se kompania nuk ka organizuar lojëra VLT që prej vitit 2013. Sipas tij, në bazë të vlerësimeve të bëra atëherë, e drejta për këto lojëra iu kalua e gjitha, si aksion, një kompanie tjetër, “Video Lotaria Shtetërore”. Seanca vijoi me shqyrtimin e provave në çështjen “Lotaria Shtetërore”, ku të akuzuar janë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, ish-drejtori i kompanisë Përparim Bajrami dhe gjashtë persona të tjerë.

Klimovski tha se SH.A. “Lotaria Shtetërore” organizon, sipas Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, lojëra të përgjithshme, elektronike dhe në internet, por jo lojërat në terminalet e videolotarisë (VLT). Ai shtoi se kompania e videolotarisë ishte krijuar përpara se të merrte detyrën, nga dy partnerë: “Lotaria Shtetërore” dhe një kompani e themeluar nga grupi “Novomatik”. Pas miratimit të interpretimit autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, u vijua me ndryshimin e statusit përmes ndarjes dhe kompania “Novo VLT” pushoi së ekzistuari.

Të lidhura

None found

Duke iu përgjigjur pyetjeve për furnizimin me pajisje VLT, Klimovski bëri të ditur se, kur mori detyrën, kontratat ishin lidhur dhe zbatuar plotësisht, përveç asaj me një kompani. Pajisjet ishin pranuar dhe vendosur në një depo.

Ai sqaroi se pranimi dhe regjistrimi i pajisjeve si pasuri e kompanisë ishte përfunduar, ndërsa faturimi ishte kryer i tëri. Sipas dëshmitarit, 97-98 për qind e pagesave ishin bërë më herët. Pagesat për disa karrige shoqëruese, tha ai, u kryen me vendimin e tij, pasi prokurimi ishte përmbyllur dhe faturuar, ndërsa SH.A. “Lotaria Shtetërore” duhej të paguante pjesën e mbetur prej tre për qind për të shmangur një proces të mundshëm përmbarimi.

Klimovski u zgjodh drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve më 5 gusht 2024, me vendim të Bordit Mbikëqyrës. Ai theksoi se, si në kohën kur mori detyrën, ashtu edhe aktualisht, nuk ka vendim gjykate që ndalon kontratën ose urdhëron sekuestrimin e pajisjeve të prokuruara.


Shtuar më 25.11.2026 15:38

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel