
28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u plagos gjatë protestës të 24 tetorit në Tiranë, ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje për rreth dy orë lidhur me ngjarjen.
Pas daljes nga prokuroria, Vishkulli u shpreh se pyetjet e prokurorëve kishin të bënin kryesisht me rrethanat dhe mënyrën se si ndodhi plagosja. Ai theksoi se kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe drejtësi.
“Unë kërkoj drejtësi, nuk kërkoj as mëshirë, asgjë tjetër. Kërkoj drejtësi dhe çfarëdo që të ndodhë, të shkojë në vendin e vet”, deklaroi 28-vjeçari.
I pyetur për gjendjen shëndetësore, ai tha se ende nuk ka asgjë konkrete, ndërsa vijon të ketë probleme me shikimin dhe dhimbje. Sa i përket identifikimit të punonjësit të Policisë që e ka qëlluar, Vishkulli tha se kjo është detyrë e organeve të drejtësisë.
Menjëherë pas mbërritjes së tij nga Italia, Vushkulli është njoftuar për t’u paraqitur në organin e akuzës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
