Gjatë një fjalimi të gjerë për buxhetin, Merz ka folur për sfidat me të cilat përballet Gjermania, duke përmendur neglizhimin për një kohë të gjatë të çështjeve themelore në fushën e mbrojtjes, infrastrukturës, ndryshimeve demografike dhe ekonomisë, raporto The Guardian.

Megjithatë, pjesën më të rëndësishme të fjalimit ia ka kushtuar situatës së sigurisë dhe kërcënimit që, sipas tij, paraqet Rusia për Evropën.

“Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, ka deklaruar Merz.

Ai ka paralajmëruar se Moska po i përshkallëzon tensionet në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi, madje edhe në hapësirën e jashtme.

“Po i përshkallëzon ato në shkallë të gjerë, përfshirë edhe brenda kufijve tanë, madje edhe me koston e jetëve njerëzore. Kjo është situata me të cilën po përballemi”, ka thënë kancelari gjerman.

Merz ka theksuar se përballë kësaj situate, vendet evropiane duhet të vendosin kufij të qartë ndaj Rusisë.

“Prandaj, ne si evropianë duhet – dhe do ta bëjmë – t’i vendosim Rusisë kufij të qartë”, ka deklaruar ai.