Ish-futbollisti i Manchester City-t dhe Anglisë, Raheem Sterling, është dënuar me 12 muaj burg për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe posedim të oksidit të azotit, i njohur ndryshe si gaz për të qeshur.

Vendimi është dhënë këtë të mërkurë, më 25 nëntor 2026, në Gjykatën e Magjistraturës në Basingstoke. Gjithsesi, ish-futbollisti edhe i disa skuadrave të tjera si Chelsea dhe Arsenal nuk do të shtojë në burg, pasi ekzekutimi i tij është pezulluar për një periudhë 18-mujore.

Çfarë ndodhi me futbollistin anglez?

Ngjarja daton më 28 maj, kur Sterling po drejtonte një Lamborghini Urus në ‘Minley Road’. Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, ai kishte konsumuar oksid azoti gjatë drejtimit të automjetit dhe kishte kryer manovra të rrezikshme, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në fund, makina e tij u përplas me një tabelë metalike anës rrugës. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar.

Për pasojë gjykata sot vendosi 12 muaj burg, me ekzekutim të pezulluar për 18 muaj. Dy vite ndalim të drejtimit të automjetit. 100 orë punë në shërbim të komunitetit dhe dënim për mosdhënien e mostrës për analizë.

Sterling ndërkohë kishte pranuar fajësinë për shkeljet në muajin shtator.