Kristen Bell ka tërhequr vëmendjen me një çantë të personalizuar nga marka BaubleBar, e cila po prezantohet si një ide dhuratë për festat e fundvitit.
Aktorja amerikane është fotografuar me një model të veçantë, të cilin e ka personalizuar me inicialet e saj. Çanta ka një dizajn praktik dhe ofron mundësinë e personalizimit, duke lejuar zgjedhjen mes 19 ngjyrave të pëlhurës dhe 11 ngjyrave të fijeve për qëndisje.
Modeli ka përmasa të vogla, një xhep të brendshëm për sendet personale dhe një mbyllëse me kapëse për të mbajtur të sigurta sendet e nevojshme. Gjithashtu, në pjesën e jashtme ka një unazë ku mund të vendosen varëse çelësash apo aksesorë të tjerë dekorativë.
Në kuadër të ofertave të Black Friday, modelja ka lajmëruar se çanta shitet për 62 dollarë, nga 78 dollarë që ishte çmimi fillestar.
Aksesori po promovohet si një alternativë dhurate për Krishtlindje, duke iu bashkuar trendit të produkteve të personalizuara që po përdoren edhe nga personazhe të njohur.









Komente
Komento