Kryeministri Edi Rama, në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, kërkoi nga Bashkimi Europian të bëjë një hap të guximshëm drejt integrimit të mëtejshëm të vendeve kandidate, pa ndryshuar procesin e anëtarësimit të bazuar në meritë.

“Sigurisht, ky samit vjetor është ngjarja kryesore e vitit për të gjitha vendet kandidate. Ka rëndësinë e vet edhe për vendet anëtare. Është një moment për një bisedë të hapur dhe shumë konstruktive, për të shkëmbyer përshtypjet e vitit dhe idetë për të ardhmen. Është e rëndësishme të jemi këtu dhe pikërisht në samitin e këtij viti ka një arsye shumë të mirë për të ecur përpara drejt një integrimi më të madh. Mbetem i bindur se BE-ja duhet të ketë guximin të bëjë një hap të guximshëm përpara, duke sjellë të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, pa ndryshuar procesin e bazuar në meritë për secilin vend, por duke u dhënë një sinjal të fortë qytetarëve tanë dhe botës”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: BE të ketë guximin të zgjerohet! Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri, e paprecedentë në rajon! Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën