Forumi BE-Ballkani Perëndimor, Shqipëria fton investitorët e huaj

25 Nëntor 2026 | 18:09

Tirana po mban Forumin e Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, një aktivitet dyditor që ka mbledhur mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni. Në ditën e parë janë prezantuar disa start-upe nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Të marra veçmas, ekonomitë tona janë relativisht të vogla. Por, si një rajon i ndërlidhur, Ballkani Perëndimor përfaqëson një mundësi krejt tjetër për investitorët”.

Ministrja foli edhe për strukturën e ekonomisë tonë dhe klimën e biznesit, ndërsa ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri.

“Ne duam që investimet e huaja të lënë një gjurmë afatgjatë në ekonomi, përmes transferimit të teknologjisë, zhvillimit të furnitorëve vendas, rritjes së produktivitetit dhe krijimit të vendeve të punës që kërkojnë aftësi të specializuara”

Forumi synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes investitorëve, institucioneve financiare dhe bizneseve të rajonit, duke nxitur projekte të përbashkëta dhe mundësi të reja financimi në procesin e afrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Energjia elektrike, rritet prodhimi dhe konsumi në tremujorin e tretë

Prodhimi vendas i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se energjia në dispozicion u...
17:48 | 25/11/2026

Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një njoftim të përbashkët në prag të seancës plenare të...
17:16 | 25/11/2026

Regional Challenge Fund financon 10 projekte të reja në Shqipëri për zhvillimin e aftësive profesionale

Dhjetë projekte nga Shqipëria kanë përfituar grante me vlerë rreth 4,3 milionë euro për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional. Letrat e angazhimit për investim...
16:05 | 25/11/2026