Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD-së, Sali Berisha në tryezën ‘Narko-Euro: pasojat për xhepat e shqiptarëve’

VIDEO/ Çipa: Vizita e ambasadorit amerikan në SPAK dhe BKH, një prani që ka ende shumë gjëra të pathëna

18:05, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi vizitën e ambasadorit amerikan në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe në SPAK. Çipa u shpreh se kjo vizitë merr një rëndësi të veçantë, duke nënvizuar se mbështetja e Ambasadës Amerikane për këto institucione ka qenë e vazhdueshme, pavarësisht periudhave me vakum në përfaqësimin diplomatik të nivelit të lartë.

Sipas Çipës, aktorë të ndryshëm publikë në Shqipëri kanë ushqyer vazhdimisht paragjykime dhe mosbesim ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, ndërsa vizita e fundit e ambasadorit dhe zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit përmban mesazhe që, sipas tij, ende nuk janë bërë të ditura.

 ‘Besoj se kjo është një prezencë që ka ende shumë gjëra të pathëna’, u shpreh Çipa, duke theksuar se bashkëbisedimi mes përfaqësuesve amerikanë dhe drejtuesve të institucioneve të hetimit dhe akuzës meriton më shumë vëmendje.

‘Po, në kushtet kur është ndërtuar një autoritet i SPAK-ut dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në një mëvetësi funksionale, aktorë të ndryshëm publikë në Shqipëri e kanë mbajtur gjithmonë të ndezur dritën e paragjykimit dhe të mosbesimit.

Ambasada Amerikane edhe pse ka pasur vakume të përfaqësimit të lartë, asnjëherë nuk e ka lëkundur konsistencën e vet për kërkesat specifike që ka pasur nga ky institucion.

Dhe në leximin tim, prezenca e ambasadorit sot në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe në organin e akuzës SPAK, e bashkëshoqëruar edhe me zyrtarë të tjerë të departamentit amerikan, merr një rëndësi edhe më të veçantë.

Madje, në leximin që unë i bëj kësaj situate, kjo është një prezencë që besoj shumë gjëra i ka ende të pathëna, dhe bashkëbisedimi që autoritetet diplomatike dhe ato të departamentit kanë pasur me autoritetet e organit të akuzës dhe hetimit, besoj që meriton edhe më shumë vëmendje.’, tha Aleksandër Çipa në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco