“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri

25 Nëntor 2026 | 18:20

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor ka folur për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë.

Sa i përket procesit të integrimit dhe mbylljes së kapitujve të negociatave, Rama deklaroi se Shqipëria po punon intensivisht çdo ditë në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe se procesi po ecën sipas planifikimit.

“Ende presim dritën e gjelbër nga Komisioni, sepse, siç e di gjithkush që është i përfshirë në këtë proces, Komisioni duhet gjithmonë të miratojë paraprakisht detyrat që ne kemi për të përgatitur”, u shpreh Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë përbëjnë një test për Shqipërinë, kryeministri vlerësoi se lufta kundër korrupsionit që po zhvillohet në vend është e paprecedentë në rajon.

Rama theksoi se Shqipëria ka kaluar nga një realitet ku korrupsioni dhe kultura e pandëshkueshmërisë konsideroheshin probleme sistemike, në një situatë ku vetë institucionet po luftojnë këto fenomene.

“Ajo që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon dhe është arsyeja e saktë pse Shqipëria duhet të vlerësohet si një vend kandidat shumë serioz. Nëse deri jo shumë kohë më parë Shqipëria ishte gjithmonë vendi që trajtohej si vendi ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte vendosur dhe ku korrupsioni ishte kthyer në sistem, sot Shqipëria është vendi ku sistemi po lufton korrupsionin…Korrupsion apo jo korrupsion, çdo gjë natyrisht duhet të shkojë përmes procesit të duhur, por është shumë e qartë se nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri. Kjo është pikërisht arsyeja pse Shqipëria duhet të shihet me një sy pozitiv”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama thirrje BE-së nga Brukseli: Të bëjë një hap të guximshëm duke sjellë vendet kandidate në tryezë

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Bruksel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus është perspektiva...
17:54 | 25/11/2026

Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një njoftim të përbashkët në prag të seancës plenare të...
17:16 | 25/11/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama krah liderëve europianë

Kryeministri Edi Rama merr pjesë këtë të mërkurë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa....
15:30 | 25/11/2026