Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e policisë

25/11/2026 18:24

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht, ku janë përplasur një furgon tip “Mercedes” dhe një automjet policie.

Automjeti i policisë dyshohet paraprakisht se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë kërkuar transportimin drejt spitalit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

Top Channel