Një prototip i pazakontë i Mercedes-Benz është fotografuar gjatë testimeve, duke tërhequr vëmendjen për konstruksionin e tij të pazakontë.

Bëhet fjalë për një automjet elektrik me dy ulëse, me motor të vendosur në boshtin e pasmë dhe me një bateri të vogël të pozicionuar prapa tij.


Pjesa më e madhe e shasisë, elementet e pezullimit dhe komponentët elektronikë janë të ekspozuar, ndërsa kabina tradicionale mungon plotësisht.

Ende nuk dihet nëse Mercedes po zhvillon një model të ri elektrik, një platformë që mund të përdoret nga disa automjete apo thjesht po teston motorë, bateri dhe sisteme të reja të pezullimit.

Prodhuesi gjerman nuk ka dhënë ende ndonjë shpjegim zyrtar për këtë prototip misterioz. /Telegrafi/