Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor ka kërkuar një hap më të guximshëm nga Bashkimi Europian për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate. Në komunikimin me mediat, Rama foli për perspektivën europiane të rajonit, ecurinë e negociatave të Shqipërisë, si dhe u pyet për luftën kundër korrupsionit dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.