
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit. Në një deklaratë për mediat nga Brukseli, Rama tha se Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë serioz për anëtarësimin në Bashkimin Europian, pasi sipas tij, vendi po dëshmon se askush nuk është mbi ligjin. ”Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë, shumë serioz. Nëse deri jo shumë kohë më parë Shqipëria portretizohej gjithmonë si një vend ku ishte ngulitur kultura e pandëshkueshmërisë dhe ku korrupsioni ishte vetë sistemi, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po lufton fuqishëm korrupsionin”,-tha Rama.
-Çfarë prisni nga ky Samit? A mendoni që Bashkimi Europian do t’i përmbushë premtimet kundrejt Ballkanit Perëndimor?
Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që ky Samit vjetor, është momenti kulmor i vitit për të gjitha vendet kandidate. Ka rëndësinë e vet për shtetet anëtare sepse është momenti i një bashkëbisedimi të hapur e shumë konstruktiv e po kështu është edhe momenti i ballafaqimit të ndjesive të ndryshme gjatë vitit dhe ideve për të ardhmen. Kështu që për ne është absolutisht e rëndësishme që jemi këtu në këtë ngjarje vjetore. Pikërisht në këtë Samit të këtij viti, besoj se ka një arsye mjaft të mirë për të nxitur për më shumë integrim dhe mbetem me bindjen që Bashkimi Europian duhet të marrë kurajën që të hedhë një hap shumë të guximshëm përpara duke i ulur të gjitha vendet kandidate përreth tryezës, pa ndryshuar procesin bazuar në meritë për secilin prej vendeve, por duke përçuar një sinjal shumë të fortë. Nga njëra anë për ne dhe nga ana tjetër për të gjithë botën. Kështu që pak a shumë kjo është fryma në të cilën jam këtu sot.
-U përmend propozimi gjerman, a do të diskutoni për këtë?
Kryeministri Edi Rama: Ai është pjesë e kësaj, por besoj që kjo ide apo të tjera, kanë nevojë për një kornizë më të gjerë, që është saktësisht ajo për të cilën kam folur, e kam avokatura përgjatë gjithë kohës, për të gjithë bashkimin Europian, për të gjithë vendet kandidate rreth tryezës.
-Zoti Kryeministër, sa kapituj ka planifikuar Shqipëria të përmbyllë deri në fund të këtij viti?
Kryeministri Edi Rama: Ne po punojmë çdo ditë shumë fortë me Komisionin. Le të shohim aritmetikën, por me sa di unë, jemi në rrugën e duhur sipas planit. Nga ana tjetër, nuk është punë vetëm me një kah, është një punë me dy kahe. Për një pjesë të punës presim ende që Komisioni të çelë dritën jeshile, pasi siç e dinë të gjithë ata të përfshirë në këtë proces, Komisioni duhet gjithnjë të miratojë më parë tekstin që kemi përgatitur tashmë.
-Zoti Rama si mundet të pretendojë Shqipëria për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian kur zyrtarë të lartë si zonja Balluku janë nën hetim nga SPAK dhe janë ndoshta deskriptivë për Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit.
Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë Shqipëria po bën në luftën kundër korrupsionit është e pashembullt në rajon dhe është arsyeja precize pse Shqipëria duhet të konsiderohet si një vend shumë serioz kandidat sepse deri jo shumë më parë Shqipëria gjithmonë shihej si një vend ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte ngritur si e tillë e ku korrupsioni ishte sistem, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po e lufton tej mase korrupsionin. Kështu që korrupsion apo jo korrupsion, gjithçka duhet të kalojë përmes procesit të rregullt ligjor, por është shumë e qartë që nuk ka më askush që nuk është mbi ligjin në Shqipëri e kjo është saktësisht arsyeja pse Shqipëria duhet parë me një sy mjaft pozitiv.
-Ndonjë mendim për pjesën e Donald Trump, të tregtisë?
Kryeministri Edi Rama: Nuk di gjë për të. Di për tregun e përbashkët këtu dhe kjo është ajo çfarë pres me padurim.
