Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në zonën e Kashishtit, ku janë përfshirë një furgon tip “Mercedes” dhe një automjet i Policisë.
Nga informacionet paraprake, automjeti i Policisë dyshohet se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Deri më tani nuk raportohet për persona që të kenë kërkuar ndihmë mjekësore në spital pas përplasjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ndodhi përplasja.













