Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë shtatorit 2026 në vend u konsumuan gjithsej 448.847 megavat orë (MWh) energji elektrike, 15,494 milionë metra kub (nm³) gaz natyror, 170.079 tonë qymyr dhe 92.599 tonë produkte nafte.
Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike përbënte 96,6 për qind të konsumit të brendshëm bruto të saj.
Të lidhura
None found
Pothuajse i gjithë qymyri i konsumuar, përkatësisht 99,9 për qind, shërbeu për prodhimin e energjisë elektrike.
Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, konsumi i gazit natyror në shtator 2026 ra me 22,6 për qind, ndërsa ai i produkteve të naftës u zvogëlua me 2,8 për qind.








