Një furgon tip “Mercedes” është përplasur me një automjet policie mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti i policisë dyshohet se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë pasur nevojë për transportim në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.


