Reklamë I Love Orange

U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

Një 41-vjeçar nga Delvina u arrestua pak ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim për një dënim me nëntë vite burg. Policia e Shtetit publikoi videon e arrestimit dhe njoftoi zhvillimin e operacionit të koduar “Shijani”. Pas paraqitjes në Gjykatën e Sarandës, 41-vjeçari u lirua. Dënimin për të cilin ishte ndaluar, ai e kishte vuajtur tashmë.

Sipas komunikatës së publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, shërbimet e Komisariatit të Delvinës e kapën 41-vjeçarin në Rrethrrotullimin e Shijanit. Policia tha se e kishte lokalizuar në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në njoftim, policia e lidhi shpalljen në kërkim me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, të datës 23 korrik 2026. Sipas komunikatës, vendimi parashikonte nëntë vite burg, për një rast të datës 2 janar 2012. Policia njoftoi gjithashtu se materialet shtesë i kishin kaluar prokurorisë.

Pas ndalimit, familjarët e 41-vjeçarit angazhuan një avokat pasi ai e kishte vuajtuar dënimin për të cilin ishte akuzuar. Kur ai u paraqit në gjykatë, rezultoi se e kishte vuajtur dënimin dhe u lirua sot.

Sipas familjarëve, në gjykatë atij iu kërkua ndjesë dhe iu tha se kishte pasur një ngatërresë me dosjen.

Ajo që mbetet për t’u sqaruar është se çfarë u ngatërrua konkretisht në dosje dhe si u shpall në kërkim 41-vjeçari për një dënim që e kishte vuajtur. Saranda Web

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

25 Nëntor 2026 19:18
Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

25 Nëntor 2026 18:35
Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

25 Nëntor 2026 17:14
Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

25 Nëntor 2026 15:07
Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24
MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

23 Nëntor 2026 20:29