Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, pas qëndrimit para Kryeministrisë, duke kaluar në zonën e ish-Bllokut dhe Tiranës së Re.
Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët kanë vijuar protestën, ndërsa në kor kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, ata kanë përsëritur thirrjet për protestën kombëtare të 28 nëntorit, duke theksuar se do të vijojnë të protestojnë në emër të asaj që e cilësojnë si të ardhmen e Shqipërisë.
“Do dalim për Shqipërinë”, është një prej thirrjeve të protestuesve, të cilët shprehen se nuk do t’ia falin më Edi Ramës.













