Dy “skifterë” shqiptarë kryen vjedhje në vilën e Princit William, si arritën të hynin në rezidencën mbretërore, tubi i kullimit “rruga lidhëse”
Dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi të dhënat e certifikatave nuk përkonin me të dhënat e regjistruara në sistem.
Blerësi i mishit të pulës të importuar nga kompania ZICO sh.a., është njoftuar se ky produkt duhet të kthehet në në vendin e origjinës. Kjo porosi është bërë para datës 3 shtator kur Shqipëria mori vendimin të bllokojë marrëdhëniet tregtare me Brazilin për mishin e shpendëve dhe të gjedhëve.
Ndërkohë, AKU ka ulur traun në doganë edhe për një tjetër ngarkesë 25 ton produkte gruri dhe hime në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive në etiketim.
saktësisht është marrë masë me refuzimin në kufi për një ngarkesë me produkt “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe produkti “Hime gruri” me sasi 18 ton me destinacion kthim në vendin e origjinës Kosovë.
Kthimi në vendin e origjinës së kësaj ngarkese të importuar nga subjekti “Mirela Bërdufi” është kryer për arsye se për produktet “Miell gruri” dhe “Hime Gruri” kishte mungesë të theksuar të dokumentacionit shoqërues; në pjesën më të madhe të ngarkesës “Miell Gruri” nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës.
Ndërsa, përsa i përket produktit “Hime Gruri”, në të njëjtën ngarkesë nuk kishte nr. LOT në etiketa për të bërë lidhjen midis produktit me dokumentacionin shoqërues.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit publik dhe transparencës, bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026 në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) janë importuar në total 5277 ku kërkohen të kthehen në origjinë vetëm prej tyre.
Top Channel