Kjo është fotografia e njërit prej “skifterëve” shqiptar që pretendohet se bashkë me një shqiptar tjëtër kanë vjedhur në vilën e Princit Uilliam dhe Princeshës ss Uellsit, Kate. Ai quhet Arilen Ndoci 32 vjec, i cili së bashku me Mirgen Dokun, 34 vjec, hynë duke u ngjitur përmes tubave të shkarkimit të ujërave nga catia për në vilën mbretërore Anmer Hall, në ambjentet e Pallatit Mbreteror Sandringham në Norfolk në Anglinë juglindore, pak para orës 6 të mbrëmjes së ditës së hënë. Ata vodhën një orë dhe gjashtë butona këmishash nga vila e Princit i cili nuk ndodhej në banesën mbreëtrore as ai dhe as Princesha Kate dhe fëmijët e tyre në momentin e vjedhjes, pasi ndodheshin në Pallatin Mbretëror Uindsor. Të dy te dyshuarit dolën përpara Gjykatës së Magjistraturës së qytetit të Norwich ditën e mërkurë me akuzën për vjedhje banese dhe hyrjen në një zonë të mbrojtur. Ndërkohë një person i tretë, shtetësia e tq cilit nuk dihet ende nuk është arrestuar ende. Mirgen Doku banonte në Londrën perëndimore, sakaq Ndoci është ilegal si dhe Doku, dhe nuk kishin adrese fikse. Ata në seancë u ndihmuan nga një përkthyes përmes lidhjes me video, edhe pse Ndoci fliste mirë anglisht. Ata u pikasën pasi në orën 5:49 minuta të mbrëmjes së të hënës kur sensorët e lëvizjeve u aktivizuan dhe tre persona u panë duke lëvizur në drejtim të adresës së vilës mbretërore. Të dy shqiptarët u arrestuan, pasi një menaxher i konservimit të ambjenteve të vilës i pikasi që ata po largoheshin nga prona mbretërore gjatë patrullimit dhe më pas janë zbuluar nga dronët e Policisë. Ne pronën mbretërore u gjendën edhe mjetet e përdorura nga grabitësit gjatë hyrjes dhe vjedhjes, ndërkohë që asnjeri nga të ndaluarit nuk kishte këpucë të veshura në momentin e kapjes nga Policia. Një dritare e katit të parë të vilës ishte shkatëruar në momentin kur plackitësit kishin hyrë në dhomën ku gjendeshin sendet e vjedhura, ndërkohë që sipas prokurorëve, kërkim i rrëmujshëm i dhomave të vilës mbretëore u konstatua nga Policia pas arrestimit të shqiptarëve. Të dy të pandehurit konfirmuan vetëm emrat dhe ditelindjet e tyre ne senacen e parë dhe do paraqiten në datën 30 nëntor në të njëjten gjykatë.