Serbi, arrestohet pronari i televizionit pro-Vuçiç, ish-presidenti mobilizon anëtarët e partisë në protestë para komisariatit
Kryeredaktori dhe pronari i televizionit serb “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviç, është arrestuar nga autoritetet serbe dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për nxitje të panikut dhe trazirave në vazhdimësi.
Sipas raportimit të N1 Serbia, marrja e tij në pyetje është caktuar për të enjten, në orën 10:00, përpara prokurorit publik të Prokurorisë së Dytë Themelore në Beograd.
Arrestimi i tij u pasua nga një tjetër tubim në mbështetje të Vuçiçeviçit, i mbajtur mbrëmjen e kësaj të mërkure para komisariatit të policisë në Vozdovac, në Beograd.
Në tubim u mblodhën anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiç, mes tyre edhe ish-sekretarja e shtetit në Ministrinë e Brendshme, Dijana Hrkaloviç, si dhe mbështetës të tjerë të kësaj force politike, përfshirë Vukša Dragoviç.
Gazetarja e N1 raportoi se pranë komisariatit ndodheshin edhe automjete zjarrfikëse që po përpiqeshin të dilnin nga stacioni, por personat e mbledhur nuk lëviznin për t’u hapur rrugë.
Akuzat ndaj kryeredaktorit të “Informer”
Gjatë pasdites, televizioni “Informer” publikoi vendimin për ndalimin e Vuçiçeviçit, ku renditeshin edhe veprimet për të cilat ai dyshohet.
Në dokument pretendohet se ai, në cilësinë e kryeredaktorit të televizionit, ka krijuar drejtpërdrejt në transmetim një klimë linçimi publik dhe ka etiketuar 97 persona si armiq të shtetit.
Sipas përmbajtjes së vendimit, Vuçiçeviç dyshohet gjithashtu se ka nxitur përplasje fizike ndaj këtyre personave, duke iu drejtuar policisë me thirrje si: “Polici, rrihini, thyeju brinjët”.
Në dokument thuhet gjithashtu se ai i ka cilësuar qytetarët që ushtronin të drejtën kushtetuese për tubim paqësor me termat “fundërrina”, “hiena” dhe “shkaba”.
Një tjetër pretendim i përfshirë në dokument lidhet me deklaratat e tij për tragjedinë e shembjes së tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se ka mohuar ngjarjen dhe ka cenuar dinjitetin e viktimave, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Costa: Zgjerimi është një mundësi reale, zbatoni reformat
Von der Leyen vlerëson Shqipërinë për integrimin në BE: Po ecën me ritëm mbresëlënës drejt anëtarësimit
Goditet rrjeti ndërkombëtar i kokainës i lidhur me ‘Ndranghetan”, 33 të arrestuar në Itali
- 20:25 Autoboti përmbyset dhe shpërthen në flakë në Egjipt, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur
- 20:24 Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Costa: Zgjerimi është një mundësi reale, zbatoni reformat
- 20:24 Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 mln euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe RMV
- 20:21 “Provat janë në serverat e SHBA-së”, gazetarja: Mesazhi i Wendt ishte për dosje konkrete të SPAK-ut
- 20:16 Von der Leyen vlerëson Shqipërinë për integrimin në BE: Po ecën me ritëm mbresëlënës drejt anëtarësimit
- 20:10 Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësues të institucioneve