Kampioni çek tashmë ka 24 ndeshje radhazi pa fitore në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve.

Kështu, Slavia e ka tejkaluar rekordin e mëparshëm negativ të skuadrës rumune Steaua, e cila nga viti 2006 deri në vitin 2013 nuk kishte arritur të fitonte në 23 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Gjatë kësaj serie negative, çekët kanë regjistruar tetë barazime dhe 16 humbje.

Fitoren e fundit, njëkohësisht edhe të vetmen në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, Slavia e kishte arritur pikërisht kundër Steauas.

Kjo kishte ndodhur në shtator të vitit 2007, kur në ndeshjen e saj debutuese në këtë garë, në fushën e vet, kishte fituar me rezultat 2:1.

Ndryshe nga Liga e Kampionëve, në kampionatin vendor Slavia këtë sezon ende nuk e njeh humbjen.

Pas 15 xhirove, ajo kryeson kampionatin çek me 37 pikë, me bilanc prej 11 fitoreve, katër barazimeve dhe gol-dallim 38:8.