Një burrë dhe qeni i tij për pak sa nuk u mbytën nga dallgët e fuqishme në bregdetin e Oregonit, SHBA
Një burrë dhe qeni i tij për pak sa nuk u mbytën pasi u përfshinë nga dallgët e fuqishme në plazhin Cannon Beach, në bregdetin e Oregonit, SHBA.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur të dy përfshihen nga uji, për shkak të valëve të forta të shkaktuara nga baticat e jashtëzakonshme.
Ngjarja ndodhi më 24 nëntor, rreth orës 10:30, ndërsa burri dhe qeni arritën të dilnin nga uji përmes një shkalle tjetër, pa pësuar lëndime.
Policia paralajmëroi se fuqia e oqeanit dhe ndryshimi i shpejtë i kushteve mund të bëhen kërcënues për jetën.
Baticat e jashtëzakonshme, që zgjasin nga 23 deri më 27 nëntor, po shoqërohen me dallgë të fuqishme, ndërsa në bregdet priten edhe stuhi dhe përmbytje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























