Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për xhiron e pestë. Në “Metropolitano”, Atletico Madrid po udhëheq 2-0 ndaj Viking. Golat për madrilenët u shënuan nga Alexander Sorloth, i pari për të për këtë sezon dhe Alex Baena.
Në “Parc des Princes”, PSG po barazon 1-1 ndaj Romës. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Mario Hermoso, i cili shënoi në minutën e 5-të, pas asistit të Matias Soule. Ilya Zabarnyi barazoi shifrat për vendasit në minutën e 32-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të Senny Mayulu nga goditja e këndit.
Bayern Munich po fiton 0-1 në transfertë ndaj Lille. Dayot Upamecano shënoi me kokë në minutën e 14-të, pas krosimit të Tom Bischof nga goditja e këndit në minutën e 14-të.
Në Lisbon, Sporting po udhëheq 1-0 ndaj Manchester United. Luis Suarez gaboi në penalltinë e parë, por u tregua i saktë në të dytën, në pak minuta. Liverpool po fiton 0-1 ndaj Club Brugge, pas golit të Alexander Isak.
Mungoi goli në dy sfida, në “San Siro”m aty ku Inter po përballet me Stuttgart. Zikaltrit goditën edhe shtyllën me Nicolo Barella në minutën e 42-të. Lajmi i keq ishte dëmtimi i Alexandër bastoni. 0-0 u mbyll pjesa e parë edhe në sfidën mes Shakhtar Donetsk dhe Fenerbahce. Vedat Muriqi gjeti golin në minutën e 17-të, por që u anullua për prekje të topit me dorë.







